Spiropali takim me Presidenten e Parlamentit Europian në Kryesinë e Kuvendit

Spiropali takim me Presidenten e Parlamentit Europian në Kryesinë e Kuvendit

Teksa kryeminsitri Edi Rama është duke pritur në Sheshin Skënderbej lideërt që do marrin pjesë në Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali priti në Kryesinë e Kuvendit, Presidenten e Parlamentit Europian Roberta Metsola. Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara Spiropali dhe Metsola kanë shkëmbyer edhe një përqafim të ngrohtë me njëra-tjetrën. Pas takimit me Spiropalin, Metsola iu drejtua sheshit ‘Skënderbej’ ku edhe u mirëprit nga kreu i qeverisë.  
Burimi: Kohajone.com