Spiropali takim me Osmanin: Mbështetje për integrimin euro-atlantik të Kosovës

Spiropali takim me Osmanin: Mbështetje për integrimin euro-atlantik të Kosovës

Kryetarja e Kuvendit,  Elisa Spiropali ndodhet në Prishtinë, ku po merr pjesë në Forumin e 3-të Ndërkombëtar “Gratë, Paqja dhe Siguria”. Gjatë kësaj vizite, Spiropali u takua me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Kryetarja Spiropali dhe Presidentja Osmani diskutuan mbi përshpejtimin e integrimit europian dhe euro-atlantik dhe rritjen e rolit të Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare. Po ashtu, gjatë takimit u nënvizua edhe rritja e koordinimit për mbrojtjen e të drejtave dhe rritjen e rolit të faktorit shqiptar në rajon. Postimi i Spiropalit: Zëri dhe prestigji ndërkombëtar i Shqipërisë, një mbështetje e palëkundur për përshpejtimin e integrimit euro-atlantik të Kosovës, inkurajimin...
Burimi: Opinion.al