
Spiropali nga Xhamia e Kavajës dhe Xhamia e Golemit: Urimet më të përzemërta për të gjithë besimtarët!
👁6318
Pas vizitës në selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, sot, në Ditën e Bajramit të Madh, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, shkoi për urimin e festës edhe në Xhaminë e Kavajës dhe Xhaminë e Golemit. Me rastin e Fitër Bajramit ajo ka uruar të gjithë besimtarët, duke u lutur që kjo ditë e shenjtë të jetë e paqtë dhe plot harmoni për familjet e shqiptarëve. “Urimet më të përzemërta për të gjithë besimtarët! Kjo ditë e shenjtë qoftë plot paqe, harmoni dhe begati për familjet tuaja. Bajram të gëzuar!”, uroi znj. Spiropali.
Burimi:
Kohajone.com