Spiropali në Turqi, kryeparlametarja nderon Mustafa Qemal Atatürkun

Spiropali në Turqi, kryeparlametarja nderon Mustafa Qemal Atatürkun

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, ndodhet në Turqi ku ka zhvilluar një vizitë zyrtare. Kjo vizitë erdhi pas festës së homologut të saj turk, Numan Kurtulmus. Pas zhvillimit të një konference të përbashkët për shtyp, dy kryeparlamentarët  u ndalën në Anıtkabir, ku vendosën kurora në nderim të Mustafa Qemal Atatürkut. Pamjet nga zhvillimi i ceremonisë për vendosjen e kurorave, Spiropali i ndau me ndjekësit të rrjetet sociale. ‘Ceremonia e vendosjes së kurorës në Anıtkabir, në nderim të Mustafa Qemal Atatürkut, Atit Themelues të Turqisë moderne dhe Presidentit të parë të Republikës’, shkruan Spiropali në rrjetet sociale.
Burimi: Opinion.al