Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Spiropali mesazh në 30-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës: Anëtarësimi i Kosovës në KiE duhet të ndodhë sa më shpejt
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali dha një mesazh për 30-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës. “30 vjet më parë Shqipëria u bë anëtare e Këshillit të Europës, një hap kyç në rrugën drejt konsolidimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave themelore të njeriut. Ky përvjetor na kujton se angazhimi i vazhdueshëm për konsolidimin e institucioneve e vlerave demokratike dhe progresi në sistemin e pavarësinë e institucioneve të drejtësisë, mbetet prioritet i Kuvendit. Si rezultat i reformave transformuese në sistemin e drejtësisë, luftës kundër korrupsionit, forcimit të institucioneve demokratike dhe përparimit në zbatimin e standarteve të të drejtave të njeriut, gjatë kësaj legjislature, në 21 prill 2024, Shqipëria doli nga faza e monitorimit të Këshillit të...