Spiropali firmos vendimin, Kuvendi rinis punimet më 29 Maj

Spiropali firmos vendimin, Kuvendi rinis punimet më 29 Maj

Si pasojë e zgjedhjeve dhe pushimit për gati 2 muaj, Kuvendi i Shqipërisë pritet të rinisë punimet me një seancë plenare të enjten e ardhshme, më 29 maj, në orën 12:00. Vendimi është firmosur nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali. Seancat parlamentare do të vijojnë deri më 8 korrik. Kushtetuta parashikon që 60 ditë para përfundimit të mandatit nuk mund të shqyrtohen projektligje të reja. Mandati aktual i deputetëve zgjat deri më 8 shtator, kur edhe pritet të mblidhet për herë të parë legjislatura e re, e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.  
Burimi: Kohajone.com