Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Spiropali e ftuar nderi në Parlamentin e Austrisë: Do të avancojmë bashkëpunimin e suksesshëm midis dy vendeve
👁6670
Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, ishte sot e ftuara e nderit në Mëngjesin e Lutjeve në Parlamentin e Austrisë. “Mëngjesi i Lutjeve” është një veprimtari tradicionale që zhvillohet në Kongresin Amerikan, Parlamentin Evropian dhe parlamentet e vendeve evropiane, me pjesëmarrjen e parlamentarëve, personaliteteve politike, publike, fetare dhe nga bota e biznesit. Në këtë veprimtari morën pjesë, përveç deputetëve të Parlamentit të Austrisë, edhe mjaft deputetë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, kongresmenë amerikanë dhe personalitete të jetës publike, politike e fetare. Me Presidentin e Parlamentit Walter Rosenkranz, Kryetarja Spiropali diskutoi për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe mbështetjen...