Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Spikati te Vllaznia, sulmuesi e mbyll në Iran, del lojtar i lirë
Kaina Nunesh është tashmë lojtar i lirë. Sulmuesi e ka mbyllur me Estegal në Iran. 28-vjeçari spikati në Shqipëri me Vllazninë, për të kaluar më pas te Tirana. Te bardheblutë nuk qëndroi gjatë, por do të mbahet mend për golin që i shënoi Beshiktashit. Tirana vendosi ta shesë më pas në Korenë e Jugut për 87 mijë euro. Tashmë Kaina është në kërkim të skuadrës së re.