Spektakël në “Loro Boriçi”, Partizani me fitore të çmendur në frymën e fundit (video)

Spektakël në “Loro Boriçi”, Partizani me fitore të çmendur në frymën e fundit (video)

Vllaznia dhe Partizani kanë dhuruar spektakël në sfidën e luajtur në “Loro Boriçi”, e cila u mbyll 2-3 në favorin e të kuqve dhe është e vlefshme për javën e tretë në Abissnet Superiore. Të kuqtë e nisën takimin shumë mirë duke gjetur golin që në minutën e 4-të, ku nigeriani David Fadairo shënon një supergol nga distanca, me një goditje të fuqishme me të djathtën në minutën e 4-të. SHIKOGOLIN1 Në minutën e 21-të, shkodranët barazojnë shifrat me Adnard Mehmetin, i cili shënon me kokë, pas një krosimi të ardhur nga goditja e këndit. Topi u devijua nga Dion Vata dhe u quajt autogol. SHIKOGOLIN2 Në fund të pjesës së parë, kundërsulm perfekt i të kuqve. Altin Aliu kalon në avantazh Partizanin, pas asistit...