Spektakël mode në Green Coast

Spektakël mode në Green Coast

Në një mbrëmje dedikuar bukurisë shqiptare, La Vista, lifestyle center në zemër të Green Coast, u shndërrua në një pasarelë emocionesh, elegance dhe bukurie. Për të dytin vit radhazi, sfilata e Miss Universe Albania & Kosovo solli në Rivierën Shqiptare një spektakël të vërtetë. Vajzat konkurrente krijuan një atmosferë magjepsëse përmes katër sfilatave, që sollën secila një frymë unike. Nga bikinit më  IN të sezonit, veshjet e lehta verore dhe deri tek kostumet tradicionale që nderonin rrënjët shqiptare, spektakli ishte një festë e vërtetë e estetikës dhe elegancës. Mbrëmja u drejtua nga Françeska Rustem, Miss Universe Albania në fuqi, e...
Burimi: Opinion.al