Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Spektakël me 9 gola, Spanja mund Francën dhe shkon në finalen e Nations League
👁12987
Në një ndeshje spektakolare të zhvilluar në Stuttgart, Spanja triumfoi 5-4 ndaj Francës në gjysmëfinalen e dytë të UEFA Nations League dhe siguroi një vend në finalen kundër Portugalisë së Cristiano Ronaldos. Kampionët në fuqi të Europës dominuan pjesën e parë, duke shënuar plot pesë gola: dy prej tyre nga talenti Lamine Yamal (një nga penallti), dhe të tjerët nga Nico Williams (22’), Mikel Merino (25’) dhe Pedri (55’). Megjithatë, në minutat e fundit Spanja u tregua e pafokusuar, duke i lejuar Francës të rikthehej në lojë me katër gola: Kylian Mbappé (59’), Rayan Cherki (79’), një autogol nga Vivian...