Specialja merr një vendim tjetër për Hashim Thaçin

Specialja merr një vendim tjetër për Hashim Thaçin

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë vendosur të ndryshojnë pjesërisht kufizimet për vizitat jo të privilegjuara ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara, më 21 shtator 2026 gjykatësi i vetëm rishikoi kufizimet për vizitat ndaj Thaçit dhe vendosi të heqë ndalimin për disa persona, ndërsa për të tjerë kufizimet mbeten në fuqi. Në mesin e personave ndaj të cilëve është hequr ndalesa janë **Milaim Ahmetaj, Milaim Cakiqi dhe Avni Kastrati**, ndërsa emrat e tre personave të tjerë nuk janë bërë publikë në versionin e redaktuar të vendimit. Megjithatë, vizitat e këtyre personave do të jenë subjekt i monitorimit. Sipas vendimit, masa lidhet me shqetësimet e mëparshme për komunikimin e mundshëm të informacioneve konfidenciale gjatë vizitave. Gjykatësi ka urdhëruar...