Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Spanja, Portugalia edhe Franca në “black out”/ Kaos nga ndërprerja e energjisë
👁8364
Një ndërprerje e madhe e energjisë elektrike ka prekur Spanjën, Portugalinë edhe Francën rreth orës 12:30 të ditës së sotme. Arsyet e ndërprerjes së energjisë elektrike nuk janë zbuluar ende, ndërkohë që linjat telefonike janë ndërprerë në të gjithë Spanjën. Raportet lokale thonë se ka pasur bllokimet trafiku në qendër të kryeqytetit spanjoll, Madrid, për shkak të mos funksionimit të semaforëve. Operatori i rrjetit elektrik të Spanjës, Red Electrica, ka konfirmuar ndërprerje të energjisë në të gjithë vendin. Ajo njoftoi se po punon për të rivendosur furnizimin me energji elektrike dhe për të analizuar shkaqet e ndërprerjeve.