Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
👁6315
Një operacion ndërkombëtar antidrogë ka çmontuar një nga rrjetet më të mëdha të trafikut të kokainës, që përdorte varkash të shpejta për të transportuar drogë nga Amerika e Jugut në Ishujt Kanarie. Policia spanjolle njoftoi se janë sekuestruar gati katër tonë kokainë dhe janë arrestuar 48 persona në Fuerteventura, Gran Canaria dhe Lanzarote. Operacioni, i quajtur “Black Shadow”, u zhvillua me bashkëpunim ndërkombëtar midis agjencive të zbatimit të ligjit nga Europa, Amerika e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara. Sipas Europol-it, grupi kriminal përdorte anije kryesore të ngarkuara me kokainë nga Brazili dhe Kolumbia, ndërsa varkat e shpejta, të ashtuquajturat “narco-boats”,...