Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
SPAK zyrtarizon akuzat ndaj Metës/ ‘Washington Post’: Iliri , kritik i zëshëm i Edi Ramës
👁7323
Mediat ndërkombëtare po i bëjnë jehonë lajmit se SPAK ka ngritur zyrtarisht akuzat ndaj ish-presidentit Ilir Meta. Gazeta e madhe amerikane, ‘Washington Post’ thekson se Meta është një kritik i zëshëm i kryeministrit Edi Rama. Sipas gazetës, Meta i cilëson akuzat një sulm politik ndaj tij. “Ish-Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, u akuzua zyrtarisht të martën për korrupsion, pastrim parash, evazion fiskal dhe fshehje pasurie nga autoritetet, tha avokati i tij. Akuzat iu komunikuan Metës përmes një raporti 192-faqësh nga prokurorët kundër korrupsionit, bëri të ditur avokati Kujtim Cakrani për gazetarët. Prokurorët janë pjesë e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...