Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
SPAK zgjat me 3 muaj afatet e hetimit ndaj kryebashkiakut të Shkodrës, Beci po hetohet për tenderin 700 mijë euro
Prokuroria e Posaçme ka zgjatur me 3 muaj afatet e hetimit për kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci. Ndaj tij u regjistrua procedim penal për shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike, kryer në bashkëpunim, më 23 tetor 2024. Ndërkohë, më 23 prill të 2025, prokurori Dritan Prençi e mori të pandehur kryebashkiakun socialist. Beci akuzohet për tenderin me vlerë 700 mijë euro të vitit 2019, me objekt zhvillimi strategjik i sektorit energjetik (projekt kërkimor). Hetimet nisën pas zbërthimit të telefonit të ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberit, ku u zbuluan biseda kompromentuese për abuzimin me këtë tender. Bashkë me...