Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
SPAK shton një tjetër akuzë për Erion Veliajn, i sekuestron apartamentin tek Kodra e Diellit
👁7158
SPAK ka shtuar një akuzë tjetër për Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës, që është fshehja e pasurive. Sipas njoftimit, lexohet se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të sekuestrojë një apartament dhe shtesën e tij në pronësi të Veliajt dhe bashkëshortes së tij Arjola Xoxa. Fjala është për banesën në Kodrën e Diellit. Sipas SPAK-ut ka të dhëna konkrete që të çojnë në dyshimin e arsyeshëm se shtetasit nën hetim E. V. dhe A. X. kanë konsumuar edhe elementët e veprës penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave...