Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
SPAK sekuestron fabrikën e cigareve në Librazhd
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar një fabrikë për prodhimin e cigareve në Librazhd. Lajmin e ka bërë me dije gazetarja Klodiana Lala, e cila raporton se fabrika ishte në pronësi të shtetasit E.A. Por ende nuk e ka bërë me dije identitetin e tij të plotë. Vendimi për sekuestro ka ardhur në kuadër të një hetimi që po kryen Prokuroria e Posaçme. Për ngjarjen ende nuk ka dalë një njoftim zyrtar nga ana e SPAK./ZËRI