SPAK nis hetim për disa tendera të Kujdesit Shëndetësor, në “skaner” ish-drejtori Lorenc Hashorva

SPAK nis hetim për disa tendera të Kujdesit Shëndetësor, në “skaner” ish-drejtori Lorenc Hashorva

Një hetim i nisur 1 vit më parë nga SPAK, ka vënë në qendër të verifikimeve disa tendera të zhvilluar pranë Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor (OSHKSH), që është në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë. Mësohet se aktualisht ky hetim po ndiqet nga njëri prej drejtuesve të seksioneve në SPAK, i cili ka nisur një procedim penal për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit të funksionarëve publikë”. Mes personave që po hetohen, është Lorenc Hashorva, ish-drejtori i Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe disa zyrtarë të tjerë, të cilët kanë shërbyer si anëtarë të Komisionit të Vlerësimit...
Burimi: Gijotina.com