Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
SPAK në aksion! Operacion anti-drogë në Tiranë, Elbasan dhe Durrës, “priten” 15 masa sigurie
Foto ilustruese TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur një operacion anti-drogë në disa qytete të vendit. Aksioni po zhvillohet në Tiranë, Elbasan dhe në Durrës, pasi raportohet se janë "prerë" 15 masa sigurie. Operacioni ka nisur herët në mëngjes dhe emrat e të dyshuarve kanë dalë në aplikacionin "SkyECC", ku dhe dyshohet se kryenin komunikimet për trafik ndërkombëtar. Gjithashtu raportohet se 4 të dyshuarve u janë komunikuar masat në burg, pasi janë prangosur për çështje të tjera penale, 3 janë vendosur në pranga dhe të tjerët janë ende në kërkim. vijon...