SPAK merr 6 telefonat në burgun e Durrësit! Dyshime për Hoxhosmanët, “Bozholin” dhe Nallbanin
Gjashtë telefonat celularë të gjetur pak ditë më parë të fshehur brenda thesit të boksit në palestrën e burgut të Durrësit kanë përfunduar në duart e SPAK. “MaShqip” mëson se agjentët e BKH-së kanë sekuestruar dhe administruar si prova aparatet, ndërsa dyshimet janë se të paktën katër prej tyre përdoreshin nga persona me dosje të rëndësishme në SPAK. Sipas burimeve të “MaShqip”, telefonat dyshohet se lidhen me Artur dhe Klevis Hoxhosmanin, Adi Çobën, i njohur si “Bozholi”, dhe Renardo Nallbanin, ky i fundit i arrestuar në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës. Telefonat ishin fshehur në një vend jo rastësor: brenda thesit të boksit në palestrën e burgut. Sipas burimeve, lëvizjet në këtë ambient janë konstatuar përmes kamerave të sigurisë nga efektivët e burgut,...
Burimi:
gijotina.com