Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-deputetin socialist Jurgis Cyrbja
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre të pandehur: ish-deputetin Jurgis Çyrbja, Ahmet Mashën dhe Altin Hajrin, për rrjedhje informacioni sekret, përkrahje të autorit të krimit dhe korrupsion në zgjedhje. Ata akuzohen se kanë shpërndarë të dhëna sekrete nga sistemi TIMS dhe Policisë së Shtetit ndaj personave të shpallur në kërkim, përmes platformave të enkriptuara “SkyEcc” dhe “Matrix”. Çyrbja dyshohet se ka premtuar mbështetje institucionale në këmbim të votave nga Hajri, i cili është i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Hetimet vijojnë për bashkëpunëtorë të tjerë dhe funksionarë publikë të përfshirë. Njoftimi i SPAK: Prokuroria e Posaçme kundër...