SPAK kontrolle në vilën e biznesmenit izraelit Ron Yeffet! Hetuesit zbarkojnë edhe në Ministrinë e Mbrojtjes

SPAK kontrolle në vilën e biznesmenit izraelit Ron Yeffet! Hetuesit zbarkojnë edhe në Ministrinë e Mbrojtjes

Me urdhër të SPAK, janë ushtruar disa kontrolle pas përgjimeve të publikuara nga ish-zv.kryeministri në arrati Arben Ahmetaj, për trafik armësh përmes Kayo. Burime bëjnë me dije se Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë bastisur vilën e biznesmenit shqiptaro-amerikan- izraelit Ron Yeffet dhe ende po ushtrojnë kontrolle. SPAK ka nisur hetimet kryesisht, pas audiopërgjimeve që publikoi Ahmetaj për trafik armësh.GJKKO ka miratuar po ashtu kërkesën e SPAK për kontroll personal të biznesmenit Yeffet. Kontrolle janë kryer edhe në disa ambiente të tjera, si edhe në Ministrinë e Mbrojtjes ku siç sqarojnë burimet janë sekuestruar një sërë dokumentesh lidhur me praktikën e tenderëve. Edhe kompania TIMAK është pjesë e hetimit intensiv që po kryen SPAK. Në audiopërgjimet e publikuara nga Ahmetaj, ai pretendon se në...