SPAK kontroll në banesën e motrave Nikolli, revoltohet Xhovana: Shtet ordiner

SPAK kontroll në banesën e motrave Nikolli, revoltohet Xhovana: Shtet ordiner

Xhovana Nikolli ka reaguar pas kontrollit që SPAK ka ushtruar në banesën ku jeton modelja me motrën e saj në Elbasan. Xhovana thotë se SPAK ka sekuestruar sende private pa urdhër gjykate. Ajo shprehet se Prokuroria e Posacme ka sekuestruar telefonin e prindërve të saj. Xhovana Nikolli është bashkëjetuesja e Amarildo Xhanej nga Shkodra, i arrestuar në gusht të 2023 në Vlorë si vrasës me pagesë. Ndërsa e motra e saj, Alda Nikolli krijoi një romancë me vrasësin me pagesë, Nuredin Dumani, teksa ky i fundit ndodhej në qeli.

Burimi: Gijotina.com