SPAK kërkoi të mos gjykohej pa avokat, Kryemadhi pas shtyrjes së senacës: Qesharake! Ka shkelur të gjitha procedurat
Seanca gjyqësore ndaj Monika Kryemadhit është shtyrë për shkak të bojkotit të avokatëve. Pas shtyrjes për datën 5 nëntor, Kryemadhi ka reaguar për mediat në lidhje me situatën e krijuar, duke pretenduar se procesi po i cenon të drejtën për t’u mbrojtur. “Mendoja se Gjykatat e mbanin fjalën, po nuk mban më fjalë njeri. Ne në seancën e kaluar na u njoftua se do të vazhdojmë mbrojtjen pa avokatë. Duke patur parasysh që jemi në fazën e parashtrimeve, unë aktualisht në çështjen që po flas, nuk ka nevojë as për avokat që të flasë apo të ndërhyjë. Unë jam në vazhdimin e parashtrimeve të mia që kam për të vazhduar në seksionet e tjera. Megjithatë edhe prezenca e avokatëve që ishin të sallë të gjyqit,...
Burimi:
ntv.al