“SPAK ka dalë jashtë kontrollit”, vëllai i Erion Veliajt flet për “The Economist”: Po mbahet në burg për arsye të pabaza

“SPAK ka dalë jashtë kontrollit”, vëllai i Erion Veliajt flet për “The Economist”: Po mbahet në burg për arsye të pabaza

“Njësia e re kundër korrupsionit në Shqipëri po godet të pushtetshmit”. Kështu e quan britanikja The Economist veprimtarinë e SPAK-ut, në rrjetën e të cilit kanë rënë politikanë të rëndësishëm në Tiranë. Teksa përmend arrestin shtëpiak të Sali Berishës apo arrestin me burg të Ilir Metës, The Economist ndalet gjithashtu edhe te arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Vëllai i këtij të fundit ka folur për britaniken ku e quan SPAK-un të dalë jashtë kontrollit dhe se po e mban kryebashkiakun në burg për arsye të pabaza. Shkrimi i The Economist: Në Tiranën e viteve 1930, siç shkruan akademikja shqiptare Lea Ypi në një libër që pritet të botohet, njerëzit debatonin nëse korrupsioni ishte “shkaku i mjerimit shqiptar apo pasoja më e natyrshme e...