Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
SPAK i komunikon Erion Veliajt 4 akuzat në paraburgimin e Durrësit, të pandehur edhe Ajola Xoxa, deputetja Bushka…
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj zgjodhi të mos ishte vetë i pranishëm në SPAK ditën e djeshme për t’u njohur me akuzat zyrtare të prokurorisë. Agjentë të BKH i shkuan në paraburgimin e Durrësit për t’i komunikuar statusin e të pandehurit për korrupsion pasiv, pastrim parash, fshehje pasurie dhe futje e sendeve të paligjshme në burg. Pikërisht për episodin e fundit, i pandehur është marrë edhe Fatjon Baci, polici i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, i cili akuzohet se i dha telefonin kryebashkiakut për të komunikuar me bashkëshorten gjatë kohës që transportohej nga Paraburgimi i Durrësit drejt Apelit të Posaçëm...