SPAK godet grupin e trafikut të emigrantëve drejt Malit të Zi, në pranga 6 persona, mes tyre dy policë kufitarë
foto ilustruse nga spak-u TIRANË- SPAK ka lëshuar masa sigurie ndaj shtatë personave të dyshuar për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal që organizonte kalimin e paligjshëm të emigrantëve nga Greqia përmes Shqipërisë dhe më pas në drejtim të Malit të Zi. Mes të dyshuarve janë edhe dy punonjës të Policisë Kufitare në Shkodër, të cilët dyshohet se kanë ndihmuar në kalimin e emigrantëve duke shfrytëzuar funksionin e tyre. Gjashtë prej personave janë lënë në arrest me burg, ndërsa për një shtetase është caktuar masa e arrestit në shtëpi. Sipas hetimeve grupi transportonte kundrejt pagesës shtetas kryesisht nga vendet e Lindjes së Mesme, të cilët hynin në Shqipëri nga Greqia, jashtë pikave të kalimit kufitar në Korçë dhe Gjirokastër për t’u dërguar më...
Burimi:
zeri.ai