SPAK gati t’i komunikojë akuzat Belinda Ballukut, zëvendësja e Ramës fut në lojë Arben Rakipin dhe merr studion e…

SPAK gati t’i komunikojë akuzat Belinda Ballukut, zëvendësja e Ramës fut në lojë Arben Rakipin dhe merr studion e…

Belinda Balluku, zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, është në qendër të një hetimi të thelluar penal nga SPAK. E konsideruar si figura më e fuqishme pas kryeministrit Edi Rama në ekzekutiv, Balluku po përgatitet të përballet me akuzat zyrtare që pritet t’i komunikohen nga Prokuroria e Posaçme, e cila tashmë ka nisur procedurat konkrete për çështje të rënda që lidhen me korrupsion, shpërdorim të detyrës, abuzim me fondet publike dhe pastrim parash. Deri më tani, është raportuar nga mediat vetëm një paraqitje e saj në SPAK më 15 maj 2024, ku u mor në pyetje si person me dijeni për aferën e inceneratorëve dhe disa tendera në fushën e infrastrukturës. Por burime të sigurta konfirmojnë se kjo nuk ka qenë hera e vetme....