SPAK e BKH sërish në Shkodër për krimet zgjedhore, të dyshuarit janë mbështetës së PSD- së…

SPAK e BKH sërish në Shkodër për krimet zgjedhore, të dyshuarit janë mbështetës së PSD- së…

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) kanë ndërmarrë sot një tjetër aksion të gjerë në kuadër të hetimeve për krime zgjedhore, duke u fokusuar në qytetin e Shkodrës. Sipas burimeve paraprake, në Shkodër janë shoqëruar disa persona që dyshohen për përfshirje në veprime të paligjshme gjatë zgjedhjeve të 11 majit. Të njëjtat burime sqarojnë se të shoqëruarit janë mbështetës të Partisë Socialdemokrate (PSD). Aksioni është zhvilluar me urdhër të Gjykatës së Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe ka përfshirë kontrolle personale...
Burimi: Shkodraweb.com