SPAK çon për gjykim 16 anëtarët e organizatës së kokainës, trafikuan 60.7 tonë drogë nga Amerika Latine drejt Europës
Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 16 persona, të dyshuar si pjesë e një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare, e cila dyshohet se ka trafikuar të paktën 60.7 tonë kokainë nga Amerika e Jugut drejt tregjeve europiane gjatë viteve 2019–2021. Në krye të organizatës, sipas SPAK, kanë qenë Ervis Çela dhe Franc Gergely, i njohur edhe si Franc Çopja. Gjatë hetimeve janë sekuestruar pasuri me vlerë rreth 9.1 milionë euro. SPAK njofton se më 5 nëntor 2026 ka depozituar në Gjykatën e Posaçme kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 187/2023, në ngarkim të 16 të pandehurve, të cilët akuzohen për trafikim narkotikësh, pastrim të produkteve të veprës penale dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Sipas hetimeve, organizata kishte një strukturë...
Burimi:
syri.net