SPAK aksion në disa qytete të vendit/ Lëshohen 11 masa sigurie

SPAK aksion në disa qytete të vendit/ Lëshohen 11 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zhvilluar një operacion në disa qytete të vendit, më konkretisht në Elbasan, Tiranë dhe Durrës. Sipas tvklan, mësohet se me kërkesë të SPAK-ut, Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar 11 masa sigurie. Kryesisht bëhet fjalë për akuza të grupit kriminal dhe të trafikut ndërkombëtar të drogës. Aksioni i SPAK nisi në orët e para të mëngjesit. Burime për tvklan bënë me dije se emrat e të dyshuarve kanë dalë nga përgjimet në aplikacionin Sky ECC. Aty janë zbuluar biseda ku dyshohet se bëhej fjalë për trafik ndërkombëtar të lëndëve ndarkotike. Nga hetimi i prokurorit Vladimir Mara rezulton se katër prej të dyshuarve të grupit u janë komunikuar masat në burg, pasi gjenden...