Spajiç ngre alarmin për ndikimin e Beogradit në Mal të Zi, kërkon hetim për lidhjet e kompanive serbe me mediat

Spajiç ngre alarmin për ndikimin e Beogradit në Mal të Zi, kërkon hetim për lidhjet e kompanive serbe me mediat

Dy muaj pasi paralajmëroi se Mali i Zi mund të ishte shënjestër e një operacioni të koordinuar nga jashtë, kryeministri Milojko Spajiç ngre dyshime për ndikim politik të Beogradit përmes mediave malazeze. Partia e tij kërkon hetim parlamentar për të zbuluar nëse kompanitë serbe M-tel dhe grupi financiar Alta kanë përdorur lidhjet me televizionet e Malit të Zi për të ndikuar në raportimin e tyre, opinionin publik dhe politikën e vendit. “Zhvillimet aktuale në vend dhe në rajon konfirmojnë seriozitetin dhe cilësinë e informacioneve që kanë shërbimet tona dhe ato partnere të sigurisë, për të cilat paralajmërova në fund të gushtit”, shkroi kryeministri malazez të dielën  në rrjetin X. Ai kërkoi që institucionet të zbulojnë se kush ka mbrojtur interesat e Malit të Zi dhe kush,...