Spahiu: Qori ka meritë historike që largoi Berishën dhe PD nga rrëmbimi i protestës
Juristi Kreshnik Spahiu e sheh kreun e Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, si një nga figurat që po fiton terren në kampin opozitar, deri në atë pikë sa mund të sfidojë Partinë Demokratike për përfaqësimin e opozitës shqiptare. Në një intervistë për Report TV, Spahiu vlerësoi rolin e Qorit në organizimin e protestave, duke pretenduar se ai ka arritur ta mbajë lëvizjen protestuese larg ndikimit të Sali Berishës. Madje, juristi e cilësoi këtë si një zhvillim me rëndësi në skenën politike shqiptare. Spahiu shkoi më tej, duke parashikuar se në një garë elektorale në Tiranë, kandidati i Lëvizjes Bashkë mund të marrë më shumë vota se Partia Demokratike. Sipas tij, Qori përbën sot një nga rivalët kryesorë për të marrë drejtimin politik të opozitës. Duke folur...
Burimi:
ntv.al