SPAHIU PARALAJMERON: NESE PROTESTA NXJERR KANDIDAT, PD-JA DEL FORCE E TRETE
Juristi Kreshnik Spahiu ka bërë një analizë të garës së pritshme për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale të vitit 2027, duke parashikuar një fragmentim të votës opozitare në rast se protestat prodhojnë një kandidat të tyre. Sipas Spahiut, nëse lëvizja protestuese vendos të nxjerrë një kandidat më vete, Partia Demokratike rrezikon të renditet në vendin e tretë ose të katërt, ndërsa gara për vendin e dytë do të zhvillohej mes Arlind Qorit dhe përfaqësuesit të protestuesve. I ftuar në një emision televiziv, juristi argumentoi se kjo situatë do t’i shërbente Partisë Socialiste, pasi ndarja e votave mes disa alternativave opozitare do të krijonte avantazh për kandidatin e saj. Sipas tij, PD-ja nuk do të pranonte të mbështeste një kandidat të dalë nga protesta, për...
Burimi:
ntv.al