Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, të dalë kundra sikurse veproi deputetja Koçeku
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratik Myslim Murrizi ka kritikuar ashpër Elisa Spiropalin, duke e sfiduar që qëndrimet e saj kundër kryeministrit Edi Rama t’i shprehë edhe përmes votës në Kuvend dhe jo vetëm me deklarata publike. Murrizi u shpreh se deri më tani nuk sheh një qëndrim konkret të Spiropalit kundër qeverisë, ndryshe nga deputetja Koçeku, e cila, sipas tij, e ka shprehur kundërshtimin përmes votës. Ai shtoi se liria politike ka koston e saj dhe se deputetët duhet të dëshmojnë me veprime nëse janë realisht të pavarur nga kryeministri. Gjatë diskutimit, Murrizi u ndal edhe te e ardhmja politike e Erion Veliajt, duke deklaruar se e sheh atë si kandidat të mundshëm, pasi sipas tij, nuk ka më pengesa ligjore për kandidimin....
Burimi:
gijotina.com