Guterres kërkon siguri për inteligjencën artificiale brenda një viti
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, kërkoi të hënën që vendet e botës të miratojnë një mekanizëm për të zbutur rreziqet e inteligjencës artificiale. Kërkesën ai e bëri gjatë një konference për këtë teknologji në Barbados, raporton Euronews. Sipas Guterres, shtetet anëtare duhet të koordinojnë përpjekjet dhe të hartojnë brenda një viti një kuadër multilateral për menaxhimin e rreziqeve të inteligjencës artificiale, i bazuar në parime dhe i mbështetur nga mbikëqyrje e pavarur dhe e besueshme. Ai e bëri thirrjen në samitin special të Bridgetown-it për sigurinë e inteligjencës artificiale, ku theksoi se kjo kërkesë lidhet me nevojën për të shmangur një të ardhme në të cilën “robotët vrasës” do të ishin realitet. Guterres, i cili po i afrohet fundit të mandatit...
Burimi:
kohajone.com