Raporti i KE për Shqipërinë, Konferenca e Kryetarëve cakton datën e mocionit me debat
Konferenca e Kryetarëve ka caktuar datën 10 dhjetor 2026 për zhvillimin e mocionit me debat të kërkuar nga Partia Demokratike mbi Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitin 2026. Kërkesa e opozitës ishte pika e parë e rendit të ditës në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, e drejtuar nga Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi. Pas diskutimeve mes palëve, u arrit dakordësia që mocioni me debat të zhvillohet gjatë seancës plenare të datës 10 dhjetor 2026. Ndërkohë, në mbledhje u shqyrtuan edhe projektprogrami i punës së Kuvendit dhe projektkalendari i punimeve për periudhën 7–25 dhjetor 2026. Pavarësisht diskutimeve, për këto dy çështje nuk u arrit mirëkuptimi mes palëve, ndaj do t’i kalojnë për votim seancës plenare. Pra sipas njoftimit zyrtar të Kuvendit, Konferenca e Kryetarëve...
Burimi:
gijotina.com