Radioja Publike Amerikane: Ish-avokati i Artur Shehut pranon falsifikimin e dokumenteve për tokën në Zvërnec
Të dielën NPR, rrjeti publik i radios në Shtetet e Bashkuara, i kushtoi çështjes së Zvërnecit një transmetim të gjatë nga korrespondenti i saj ndërkombëtar Rob Schmitz. Reportazhi i titulluar Zhvillim luksoz është planifikuar në tokë që disa shqiptarë thonë se është e tyre, jo e Xhared Kushnerit kishte në qendër çështjen e pronësisë së tokës planifikuar për t’u zhvilluar në Zvërnec. Përshkrimi i Artur Shehut Sikurse Wall Street Journal më parë, NPR ndalet në akuzat për aktivitetet kriminale të Shehut. NPR thotë se Shehu ishte emër i njohur në Vlorën e viteve 1990, kur qyteti ishte jashtë kontrollit të shtetit dhe “drejtohej nga banda në stilin e mafias”. Policia e Vlorës e njihte për pjesëmarrje të dyshuar në një organizatë kriminale që, sipas prokurorëve shqiptarë,...
Burimi:
ntv.al