87 MANDATE POR SOT ME I DOBET SE KURRE/ SHKULLAKU TREGON FRIKEN E RAMES

87 MANDATE POR SOT ME I DOBET SE KURRE/ SHKULLAKU TREGON FRIKEN E RAMES

Gazetari Armand Shkullaku ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Socialiste, duke i lidhur ato me atë që ai e cilëson si dobësim të pozitës politike të kryeministrit Edi Rama dhe shqetësimin e këtij të fundit për ruajtjen e kontrollit mbi partinë. Sipas Shkullakut, protesta e qytetarëve dhe pjesëmarrja e tyre në tubime publike kanë treguar një realitet të ri politik, që sipas tij nuk ishte parashikuar më parë. Ai argumentoi se, pavarësisht rezultatit zgjedhor dhe 84 mandateve të siguruara nga PS-ja, Rama po përballet me një dobësim të ndjeshëm të autoritetit politik. Në analizën e tij, gazetari u shpreh se protestat dhe thyerja e frikës nga qytetarët kanë vënë në pikëpyetje imazhin politik të kryeministrit, duke zhvlerësuar, sipas tij, edhe propagandën dhe promovimin e...