Spahiu: Paketa e re në shkolla lehtëson prindërit nga shqetësimi për sigurinë e fëmijëve!

Spahiu: Paketa e re në shkolla lehtëson prindërit nga shqetësimi për sigurinë e fëmijëve!

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, ka theksuar sot rëndësinë e paketës së re të sigurisë në shkolla, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Kamëz. Ajo vuri në dukje se suksesi i kësaj pakete varet nga bashkëpunimi i ngushtë mes të gjitha hallkave të sistemit, me qëllim që prindërit të ndihen të qetë se fëmijët e tyre janë të mbrojtur si brenda, ashtu edhe jashtë mjediseve shkollore. “Nëse ne si hallka të zinxhirit do të funksionojmë ashtu siç duhet, ne prindin e lehtësojmë nga ajo pikëpyetje e madhe që ka. A është fëmija im i sigurt në shkollë? A jam unë i qetë të punoj dhe fëmija jo vetëm brenda shkollës, por edhe në territorin jashtë shkollës të jetë i mbrojtur?”, deklaroi ministrja...