“Sozia” e Melanias/ Kush është gruaja “hije” që ndjek Trump dhe koordinon çdo lëvizje të presidentit në media

“Sozia” e Melanias/ Kush është gruaja “hije” që ndjek Trump dhe koordinon çdo lëvizje të presidentit në media

Donald Trump zakonisht  largohet nga Shtëpia e Bardhë me Marine One, helikopterin që zakonisht përdor për udhëtimet e tij. Rrugës për te helikopteri i tij i dashur, ai përshëndet turmën, herë me grusht të shtrënguar dhe herë duke bërë shenjën e fitores. Në krah të tij, duke mbajtur një telefon celular që regjistron çdo lëvizje të tij, qëndron një vajzë që bie në sy, e hollë, e veshur me një fustan të zi pa mëngë. Mund të thuhet lehtësisht se duket si Melania Trump , por nuk është. Ajo është Margo Martin, këshilltarja e komunikimit e presidentit amerikan, e cila është bërë “hija” e tij në çdo hap. Një figurë me një prani të fortë publike dhe angazhim të rrallë politik. Në të 30-at e...