Sot zhvillohet Maratona e Prishtinës, Policia njofton për bllokime të rrugëve

Sot zhvillohet Maratona e Prishtinës, Policia njofton për bllokime të rrugëve

Sot në Prishtinë zhvillohet edicioni i 26-të i Maratonës së Prishtinës, një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive të vitit në Kosovë, ku qindra vrapues do të sfidojnë distancat e garës. Starti dhe finishi i maratonës do të jenë para Teatrit Kombëtar të Kosovës, ndërsa gara kryesore në distancën prej 42 kilometrash e 195 metrash do të nisë në orën 09:00. Krahas maratonës së plotë, programi përfshin edhe gjysmëmaratonën prej 21.1 kilometrash, garën 10-kilometërshe, atë 5-kilometërshe dhe vrapimin familjar prej dy kilometrash për fëmijët. Edicioni i sivjetmë shënon një tjetër hap të rëndësishëm për maratonën, pasi distanca e saj është pjesë e listës së garave rrugore të certifikuara nga World Athletics për vitin 2026. Deri tani janë regjistruar rreth 1 mijë e 600 pjesëmarrës, mes...