Sot tentativa e 12-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Sot tentativa e 12-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të takohen sot për herë të 12-të në orën 10:00 për të tentuar përsëri konstituimin e organit ligjvënës. Ky proces ka ngecur në pikën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit. Lëvizja Vetëvendosje ka nominuar Albulena Haxhiun për postin e kryetares së Kuvendit, por ky propozim nuk po mbështetet nga subjektet e tjera politike – PDK, LDK dhe AAK – të cilat e konsiderojnë Haxhiun si një figurë jo përbashkuese. Seanca e sotme vjen pas 11 tentativash të pasuksesshme për konstituim të Kuvendit. Të hënën, Albin Kurti, kreu i Vetëvendosjes, i ka dërguar një letër...
Burimi: Sot.com.al