Sot tentativa e 10-të për konstituimin e Kuvendit në Kosovë

Sot tentativa e 10-të për konstituimin e Kuvendit në Kosovë

Të gjitha seancat e tjera kanë dështuar pasi partitë opozitare kanë kërkuar një kandidate tjetër për kryeparlamentare dhe jo Albulena Haxhiun. Lëvizja Vetëvendosje duket se vijon të jetë e palëkundur në qëndrimin e saj që Kuvendin ta drejtojë Haxhiu, edhe pse me koston e thellimit të krizës politike. Në seancën e 1 majit, Avni Dehari, propozoi që votimi për kryetar të Kuvendit të bëhet në mënyrë të fshehtë, por përveç VV asnjë parti tjetër nuk ishte dakord. Madje PDK, ashtu edhe LDK e cilësuan të paligjshme ndërrimin e formës së votimit.
Burimi: Javanews.al