Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Sot provimi i parë i minimaturës, 28 mijë nxënës i nënshtrohen testimit në gjuhën shqipe
👁10709
Nxënësit e klasës së 9-të do të testohen ditën e sotme në gjuhën shqipe. Ky është provimi i parë i minimaturës. Mësohet se në këtë provim do të testohen 28 mijë nxënës në të gjithë vendin. Ministria e Arsimit dhe Sportit theksoi se provimi do të kryhet në 340 qendra që administrohen dhe monitorohen nga stafe të institucioneve arsimore. Provimi do të kryhet në 340 qendra që administrohen dhe monitorohen nga stafe të kualifikuara të institucioneve tona arsimore. Provimi zgjat rreth 2 orë e 30 minuta. Nxënësit do të testohen në ditët në vijim edhe në matematike dhe gjuhën e huaj.