Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Sot përpjekja e 24 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
👁4883
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të tentojnë sërish sot të konstituojnë legjislaturën e re, në një përpjekje që shënon herën e 24-t që parlamenti mblidhet pa arritur të zgjedhë kryetarin e Kuvendit. Seanca është parashikuar të nisë në orën 10:30, por mbetet e paqartë nëse do të arrihet kuorumi i nevojshëm për të ngritur një komision që do të mundësonte votimin me procedurë të fshehtë për kryetarin e ri. Përplasjet politike mes partive kanë penguar përparimin, ndërsa palët vazhdojnë të akuzojnë njëra-tjetrën për bllokadën. Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, por ajo nuk ka siguruar mbështetjen e...