Sot në KultPlus Caffe Gallery promovohet “Rebelim dhe kujtesë” i Ardianë Pajazitit

Sot në KultPlus Caffe Gallery promovohet “Rebelim dhe kujtesë” i Ardianë Pajazitit

Sot, në KultPlus Caffe Gallery, do të promovohet libri ”Rebelim dhe kujtesë” i autores Ardianë Pajaziti, një vepër që sjell në qendër nëntë histori grash, nëntë zëra dhe nëntë fate që kanë sfiduar mentalitete, kanë kundërshtuar regjime dhe kanë dëshmuar forcë, mbijetesë, dashuri e përkushtim. Promovimi do të zhvillohet përmes një bashkëbisedimi mes shkrimtarit Ag Apolloni, Arbër Selmanit dhe autores Ardianë Pajaziti. Gjatë aktivitetit do të lexohen edhe pjesë nga libri. “Rebelim dhe kujtesë” përmbledh rrëfime personale dhe emocionale të nëntë grave të jashtëzakonshme, të cilat kanë thyer kufijtë e mentaliteteve të kohës dhe kanë përballuar sisteme, regjime, luftëra e humbje. Në libër përfshihen historitë e Ferdeze Mujaj Sadikut, Edita Tahirit, Edi Shukriut, Saranda Bogujevcit, Valbona Pula Petrovci, Ornela Vorpsit, Shukrije Ramadanit, Branka Petriçit dhe...