Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Sot mbrëmje magjike në Arameras, këngëtarja e njohur greke Anna Vissi rikthen hitet e saj për publikun shqiptar
Sonte, në mbrëmje, bregu magjepsës i Aramerasit në Ksamil do të ndizet nga një nga zërat më të fuqishëm të muzikës greke, Anna Vissi, e cila ngjitet në skenën e Arameras Sounds për një koncert ekskluziv buzë detit. Ky event pritet të jetë një nga kulmet e verës në rivierën shqiptare, duke sjellë jo vetëm një legjendë të muzikës, por edhe një përvojë unike nën tingujt e natës, teknologjinë më të avancuar audio dhe atmosferën magjike të jugut. Anna Vissi, e njohur për hitet e saj të pavdekshme, do të dhurojë një “one night only” show që premton emocion, nostalgji dhe ritëm. Me dekada karrierë dhe miliona ndjekës në gjithë botën, Vissi rikthehet në Shqipëri pas shumë vitesh, për t’u takuar me publikun shqiptar në...