Sot mblidhet Kuvendi, dy interpelanca urgjente! Jashtë, qytetarët në protestë

Sot mblidhet Kuvendi, dy interpelanca urgjente! Jashtë, qytetarët në protestë

kuvend TIRANË- Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare, ku në rendin e ditës janë parashikuar dy interpelanca të kërkuara nga opozita me ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupajn, dhe ministren e Arsimit, Mirela Kumbaron. Ministri Jaupaj do t’u përgjigjet pyetjeve të opozitës lidhur me situatën e 102 kontejnerëve që përmbajnë rreth 2,816 tonë mbetje të rrezikshme dhe toksike. Ndërsa në interpelancën me ministren Kumbaro, opozita pritet të kërkojë sqarime për situatën në kopshte dhe çerdhe.  Në rendin e ditës janë përfshirë edhe disa projektligje. Kuvendi pritet të shqyrtojë dërgimin e trupave ushtarake shqiptare në Gaza, në kuadër të Forcës së Stabilitetit të krijuar nga Bordi i Paqes, nismë e thirrur nga presidenti amerikan Donald Trump. Pritet të diskutohet edhe projektligji për sigurinë juridike, mbrojtjen e zotëruesve...